Zyrtari nga karantina u ftua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Pak orë para se të niste  mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë e datës 17 mars njëri nga pjestarët e stafit të këshillit ishte nxjerrë nga shtëpia ku ishte i  karantinuar për të rregulluar disa paisje të cilat do përdoreshin gjatë mbledhjes.

Kallxo.com zbulon se  njëri nga zyrtarët të cilët ishte përgjegjës për incizimin e mbledhjes, kishte pas kontakte me disa persona të dyshuar si të prekur me COVID-19.

Ai kishte pasur kontakte me disa persona nga Stublla e Vitisë. I njëjti kishte rekomandime që të izolohej për 5 ditë në shtëpi. Por, në mbrëmjen e 17 marsit, zyrtari i KSK-së ishte shkuar për t’i rregulluar pajisjet e incizimit në Këshillin e Sigurisë. I njëjti kishte njoftuar përmes një shkrese edhe u.d. e Sekretarin e KSK-së.

“Arsyet pse nuk kam qenë prezent besoj i dini edhe ju vet se ju kam njoftuar më herët përmes telefonit, në ditën e shpërthimit të pandemisë Coronavirus në fshatin Stubëll me datën 13.03.2020, unë aksidentalisht kam qëlluar të jem në këtë vend e më pas edhe në fshatin Lerinice sepse kam pasur disa takime me prifin e Stubllës Don Jetoni dhe atë kishës së Letinicës Don Marjani”, thuhet në njoftimin e zyrtarit dërguar u.d. Sekretarit të KSK-së.

Por, edhe pse ai e dinte që kishte pasur kontakte me persona që mund të kenë qenë të infektuar, kishte shkruar në ndërtesën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Unë kam marrë gjitha masat përkatëse, doreza maska dhe dal dy herë me kërkesë të z. — që keni qenë të njoftuar edhe ju, sepse jemi taku bë ambientet e SKSK-së”, thuhet në shkresën e tij tutje.

I njëjti në vazhdim të shpjegimeve rreth dështimit të incizimit, duke thënë se nga praktikat e kaluara, regjistrimi i mbledhjeve është bërë përmes dy pajisjeve, asaj elektronike e cila lidhet me mikrofona dhe ruhet në harddiske dhe përmes diktafonit.

Më 17 mars të këtij viti, vetëm katër ditë pasi u identifikuan rastet e para me sëmundjen COVID-19, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kërkoi mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje, Thaçi kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë pas rrezikut që mund t’i vinte vendit nga pandemia e coronavirus. Atë ditë, në Kosovë numëronin vetëm 19 raste të konfirmuar me COVID-19 ndërkohë nuk kishte viktima dhe as të shëruar.

Rëndom, mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës incizohen nga personat përgjegjës. Për, më 17 mars nuk kishte ndodh një gjë e tillë. Dy zyrtarët të cilët kishin qenë përgjegjës për regjistrimin e mbledhjes së jashtëzakonshme, nuk kanë arrit që të regjistrojnë atë që është fol gjatë mbledhjes.

Në anën tjetër, një zyrtar tjetër, ka pranuar në një shkresë tjetër drejtuar u.d. Sekretarit të SKS-së se e ka ftuar personin që kishte pasur kontakte me disa persona që dyshoheshin që ishin të prekur me COVID-19, që të shkoj më 17 mars në mbledhjen e jashtëzakonshme.

“I njëjti ka ardhur rreth orës 19:00 ka bërë gati aparaturën, por vazhdimisht kërkonte që të mos qëndronte në këto ambiente për shkak se ishte në karantinë dhe kishte frikë nga coronavirusi. Me që nuk qëndroi në ambientet e punës ai më ka udhëzuar se si duhet vepruar për t’i aktivizuar aparaturën e incizimit”, kishte thënë ai më 27 mars.

Tutje, ai ka thënë se ka vepruar sipas udhëzimeve dhe ka aktivizuar pajisjen e incizimit dhe gjithashtu ka lëshuar për incizim edhe diktafonin.

“Pasi është kryer mbledhja, unë shikojë se diktafoni nuk kishte incizuar. E marrë në telefon zyrtarin e IT-së dhe i tregoj për këtë dhe e pues se si duhet tani veprohet me aparatin e incizimit që është i lidhur me mikrofonat, nëse ka apo jo ndonjë mekanizëm të ç’aktivizimit, ruajtjes apo stopimit. Ai nuk më thotë gjë tjetër pos, hjeke nga rryma”, kishte deklaruar në shkresë zyrtari i SKS-së.

Më 25 mars, siç thotë njëri zyrtar, kishte telefonuar edhe njëherë zyrtarin tjetër, për të bërë një deklaratë se hardisqet kanë dështuar, por ai kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

“Edhe këtu unë po dyshoj se është një përpjekje për një ikje. Thjeshtë është dyshimi imi, i cili mund të mos jetë i skat”, kishte deklaruar ai.

“Si përfundim deklaroj se, diktafoni mund të mos jetë i lëshuar për shkak të gabimit tim dhe me që unë nuk kam qëndruar në sallë nuk kam mundur ta përcjellë nëse është duke funksionuar”, thuhet në deklarimin e tij.

Cili është roli dhe përbërja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Cili është roli dhe përbërja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

www.kallxo.com