Foto: HRT/IMS

Zyrtari kroat: Viktimat janë 9 pasagjerë dhe njëri shofer

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e  hershme të mëngjesit  në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

10 persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti i një autobusi me targa të Kosovës, ndërsa 45 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mediat kroate raportojnë se drejtori i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, ka deklaruar se në autobus kishte edhe fëmijë ndërsa shtoi se të vdekur janë nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët.

10 persona kanë vdekur në aksidentin e autobusit që ka ndodhur sot rreth orës 6:20 në afërsi të Sllavonski Brodit në Kroaci.

Autobusi nga Kosova po vinte nga Frankfurti.

Drejtuesit e lartë shtetërorë të Kroacisë kanë ngushëlluar autoritetet dhe popullin e Kosovës për viktimat.