Zyrtari i PDK-së ofendon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nijazi Kryeziu, ka ofenduar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kryeziu e ka cilësuar “sorrë“ dhe “depo e gazit lotsjellës” ministren Albulena Haxhiu.

Këto komente Nijazi Kryeziu i ka bërë pas reagimit të ministres në mbrojtje të deputetes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, pasi kjo e fundit kishte cituar një analist serb që fliste për figurën e Albin Kurtit.

Ky është postimi i ministres Haxhiu:

“Znj. Kollçaku është një mjeke e njohur nga Peja, vjen nga një familje e nderuar, e cila gjatë luftës ka pësuar nga regjimi serb. Duhet të ndalet abuzimi me imazhin e një njeriu të ndershëm, e me kontribut qytetar e politik.
Presidenti i paska nxitur njerëzit kundër saj duke u thirrur në UÇK. Por ky president e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën ne nuk e kemi votuar. Ky dhe partia e tij e kanë sjellë Zajednicën dhe ne kemi protestuar. Ky president e ka sjellë idenë për heqjen dorë nga veriu. Ky është bërë mbështetës i ideve të Vuçiqit.
I nderuar president, juve duhet të kërkoni falje. Dhe është koha të punojmë për koordinim të qëndrimeve kombëtare, e jo për të mbjellë përçarje.
Kryeministri Kurti ka kërkuar koordinim. Është momenti që të tregoni se nuk dini të bëni vetëm përçarje.
Zyrtari i PDK-së ka ofenduar edhe deputeten e Vetëvendosjes. Atë e ka cilësuar po ashtu “sorrë“ dhe “mbesë e Shumadisë“.

Ky është postimi i plotë i Kryeziut:

Tash kjo sorra depoja e gazlotsjellësve e mbron atë sorrën mbesën e Shumadisë !Eh, sa kanë mu korit…Këta kanë…

Publiée par Nijazi Kryeziu sur Dimanche 16 février 2020

Komenti i Kryeziut vjen pas një vale reagimesh në rrjetet sociale kundër deputetes së LVV-së, pasi ajo kishte cituar një analist serb, i cili fliste për figurën e kryeministrit Albin Kurti.

I pari që reagoi ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e pas tij kishte edhe reagime të tjera.

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën…

Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 15 février 2020

Madje, në rrjetet sociale ka filluar të përhapet një thirrje për protestë kundër deputetes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

KALLXO.com raportoi se këtë thirrje e ka shpërndarë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.