Zyrtari i MPJ nuk e di pse Presidenti ishte në Dubai gjatë votimit për INTERPOL

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se në Dubai, ditën kur u votua për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL në vitin 2018, ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Javën e kaluar, Bedri Emini, një lobist i Kosovës, tha se në Dubai Thaçi kishte qëndruar atje në kohën e votimit dhe ishte “larë në deti”

Por, Jetlir Zyberaj thotë se nuk e di çfarë pune ka pasur Presidenti atje.

“Nuk e kam pa për besë. Kam qenë atje por nuk e kam pa tu u la”, ka thënë shkurt Zyberaj.

Ai ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara të Arabisë kur u votua për anëtarësim në INTERPOL.

Kosova në vitin 2018 ka dështuar për të dytën herë që të bëhet pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

Ditë më parë, Bedri Emini, lobist i cili u emërua nga Behgjet Pacolli, ka rrëfyer për prapaskenat e njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

Rrëfimi i kallxuesit për diplomacinë e ‘Bacit’ – VIDEO