Foto: Rilind Berisha/facebook

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë ftohet nga Gjykata Speciale

Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, e specializuar për krimet e luftës në Kosovë.

Berisha e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në profilin e tij në Facebok, duke e quajtur ftesën e Gjykatës Speciale si më të befasishmen në jetën e tij. KALLXO.com merr vesh se në kohën e luftës ai ishte nën 14 vjeç.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë”, ka shkruar Berisha.

Ai tutje ka shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

“Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

Muajve të fundit në Hagë janë ftuar shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm. Kjo duke përfshirë, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

Zgjatet lista e të ftuarve të Gjykatës Speciale