Zyrtari i Ministrisë së Arsimit me COVID-19

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka rezultuar me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, sekretari i MAShTI-it, Agim Bërdyna, duke shtuar se ai tash është në vetizolim.

“Është një zyrtar i MAShTI me COVID-19 dhe ka dalur pozitv. Na ka njoftuar sot se ka dalur pozitiv jemi në kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Qendrën Emergjente për hapat që do ti marrim, ai është në vetë izolim. IKShPK na ka treguar se kush duhet mu izolu kush jo, informatat ia kemi dhënë”, ka deklaruar Bërdyna.

Deri tani, në Kosovë janë shënuar 1263 persona me COVID-19, 912 të shëruar dhe 31 të vdekur.