Takimi Thaci Kurti 1 prill 2020

Zyrtari i LVV-së: Thaçi nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi nuk mundet dhe nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën e Kosovës, si dhe zhvleftësoj vullnetin e votuesve.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi Thaçi ka thirrur në takim liderët e subjekteve politike pasi i shkroi letër liderit të LVV-së, Albin Kurti duke i thënë  se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të formuar qeverinë e re.

“Hashim Thaçi po do të thotë se në Kosovë nuk vlen Kushtetuta, nuk vlejnë zgjedhjet dhe s’ka rëndësi cili është vullneti i qytetarëve. E ka gabim, shumë gabim. Kosova ka Kushtetutë dhe ka qytetarë si asnjëherë më parë të vetëdijshëm që po ju shkelet vullneti. Ai nuk mundet dhe nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën dhe zhvleftësoj vullnetin e votuesve të materializuar tek fituesi”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë ka paralajmëruar se do ta dërgojë presidentin në Gjykatën Kushtetuese, nëse do t’i jap mandat dikujt tjetër ppër ta formuar qeverinë.

Qeveria Kurti u rrëzua nga një mocion i mosbesimit me 25 mars.