Philip Reeker

Zyrtari i lartë i SHBA, Reeker viziton Tiranën më 30 qershor, takim me Ramën dhe zyrtarë të tjerë

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do vizitojë Shqipërinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije Departamenti i Shtetit Amerikan, ku njofton se gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor. oranews