Ilustrim

Zyrtari i arrestuar i qendrës së regjistrimit të automjeteve në Malishevë dyshohet për 623 shkelje ligjore

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një zyrtar të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë.

B. G. është arrestuar në dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në periudhën kohore në mes viteve 2018-2020, në Malishevë, pikërisht në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër, dhe duke i  shkaktuar dëm personit tjetër”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur gjatë kësaj periudhe kohore te lartcekur, janë hasur parregullsi dhe shkelje ligjore në gjithsejte 623 raste të regjistruara, me ç ‘rast , buxhetit të Kuvendit Komunal të Malishevës i ka shkaktuar dëm material me shumën rreth 6000 (gjashtëmijë) euro.

Arrestohet zyrtari i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë