Foto: REL/Reuters

Zyrtari francez: NATO nuk duhet të injorojë problemin turk

NATO nuk duhet të fut kokën në rërë lidhur me sjelljen e fundit të Turqisë ndaj aleatëve të saj, tha një zyrtar i ministrisë franceze të mbrojtjes të mërkurën dhe akuzoi marinën turke për sulm ndaj një anijeje franceze që po kryente një mision të NATO-s, raporton Reuters.

“Në kemi pasur momente të komplikuara brenda aleamcës, por ne nuk mund të sillemi si një struc dhe nuk mund të pretendojmë se nuk ka një problem turk në NATO. Ne duhet ta shohim atë, ta themi dhe ta trajtojmë”, tha zyrtari i cili po fliste para një takimi të ministrave të mbrojtjes së NATO-s.