Bankomat - Foto: REL/Reuters
Zyrtari bankës identifikon 900 euro të falsifikuara, njofton Policinë
26.11.2024 - 10:47
Policia e Kosovës ka thënë se kanë pranuar një raportim nga një zyrtar i bankës se janë identifikuar një shumë e parave që dyshohet se janë të falsifikuara.
Ngjarja është thënë se ka ndodhur më 20.11.2024 në 17:17 në “Rrugën Adem Jashari” në Gjilan.
Sipas Policisë, zyrtari i bankës ka thënë se ka identifikuar 18 monedha nga 50 euro, shuma totale e të cilave është 900 euro e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara
Policia tha se rasti është duke u hetuar.