Zyrtarët policorë të arrestuar i nënshtrohen edhe kontrolleve mjekësore

48 zyrtarë policorë të arrestuar në aksionin e sotëm të Inspektoratit Policor të Kosovës janë sjellë në objektin e IPK-së për tu intervistuar.

Procesi i intervistimit ende nuk ka nisur, pasi të gjithë zyrtarët policorë janë duke ju nënshtruar edhe kontrolleve mjekësore.

Kontrollet mjekësore janë pjesë e procedurave rutinote që kryhen në raste të ngjashme.

Në hapësirat e IPK janë parë edhe ekipet mjekësore të cilët do të kryejnë këto kontrolle të zyrtarëve policorë.

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar 48 zyrtarë policorë kufitar dhe dy doganierë nën dyshimet se kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit.

Siç mëson KALLXO.com, zyrtarë policor dyshohet se kanë pranuar para në pika kufitare Qafë të Prushit dhe Qafë Morinë.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme se thuajse i gjithë stacionit policor kufitar në Gjakovë po dyshohet për korrupsion.

Aksioni i IPK-së i zhvilluar sot ka qenë në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Në po të njëjtin aksion kanë marrë pjesë edhe Dogana e Kosovës, Agjencia Kosovare për Inteligjencë si dhe Policia e Kosovës.

Në ora 15:00 është planifikuar të mbahet edhe konferenca për këtë aksion në Prokurorinë e Shtetit.

Në këtë konferencë pritet të japin detaje zyrtarë të IPK-së, Prokurorisë së Shtetit si dhe Policisë së Kosovës.

Pamje – Policët e arrestuar në Gjakovë arrijnë në IPK