FOTO: ANP "Adem Jashari"

Zyrtarët policor, i shpëtojnë jetën një qytetari që kishte rënë pa ndjenja në tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:00 sot në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, i kanë shpëtuar jetën një qytetari të moshës 49 vjeç nga Gjakova, i cili ishte rrëzuar në tokë, pasi kishte humbur ndjenjat.

“Qytetari F.Q., kishte rënë pa ndjenja dhe ishte rrëzuar në tokë ndërkaq reagimi kishte qenë i menjëhërshëm i K.G., zyrtar policor, L.A., qytetar dhe personelit mjekësor të aerportit, duke i liruar rrugët e frymarrjes dhe t’i bëhet reanimimi kardio-polmular”, ka njoftauar Policia e Kosovës. Sipas këtij njoftimi, qytetari F.Q., më pas është dërguar për në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.