Ilustrim

Zyrtarët ligjorë të Komunës së Prizrenit nën arrest për 48 orë

Dy zyrtarë të zyrës ligjore të Komunës së Prizrenit janë arrestuar pak orë më parë.

Shefi i zyrës ligjore Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi në cilësi të zyrtarit ligjore në Komunën e Prizrenit janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

KALLXO.com mëson se me urdhër të Prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Me rastin e ndalimit, është sekuestruar përkohësisht edhe një veturë e tipit “Audi A4”.”

Burime të KALLXO.com bëjnë me dije se të arrestuarit po dyshohen për këmbimin e një prone komunale me një biznesmen.

Dyshohet se nga këmbimi i pronës komunale me pronën e biznesmenit i është shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit.

Zyrtare: Për çfarë po dyshohen zyrtarët e arrestuar në Prizren

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me Kryetarin e Komunës Mytaher Haskuka për të marrë një qëndrim të tij por i njëjti ka qenë i pa qasshëm deri në këto momente.

Për rastin në fjalë KALLXO.com mëson se Prokuroria e Prizrenit i kishte filluar hetimet kohë më parë.