Zyrtarët i bien alarmit për përhapjen e shpejtë të virusit

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shënojnë rritje dramatike në numrin e rasteve të infeksionit me COVID-19. Shteti i Floridës pati 11458 raste të reja më 4 korrik, një rekord i ri ditor. Kryetarët e bashkive në qytetet që po shohin spitale të mbushura me njerëz dhe që kanë shpërthime të larta nivelit të infeksionit, po i bien alarmin për mungesën e shqetësimit mes popullatës për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Klubet e natës në Britani mirëpritën klientët për herë të parë pas muajsh mbylljeje për shkak të koronavirusit, por në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e bashkisë së Finiks në shtetin e Arizonës, thotë se bizneset në qytetin e saj u hapën shumë herët.

“Kishim klube nate të mbushura me njerëz që shpërndanin shampanjë falas, pa maska. Grupmosha nga 20 deri në 44 vjeç, ku bëj pjesë edhe unë, ishte ajo që përhapi me të vërtetë shpërthimin, dhe ne kemi parë një rritje të tillë në zonë. Kemi parë që njerëzit shkojnë në grumbullime të mëdha familjare dhe infektojnë anëtarët e familjes së tyre. Jemi në krizë lidhur me testimin”, thotë Kate Gallego, kryetarja e bashkisë së Finiks.

Francis Suarez, kryetari i bashkisë në Majami të Floridës, po përballet gjithashtu me një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e tij.

“Nuk ka dyshim në fakti se kur ne u rihapëm njerëzit filluan të shoqëroheshin sikur virusi të mos ekzistonte”, thotë Francis Suarez.

Shqetësimet vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara festua

Shqetësimet vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara festuan 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë, ku njerëzit pritën në rradhë të gjata me makina për të shkuar në plazhe në disa zona. Turma njerëzish u mblodhën për të parë fishekzjarre në raste të tjera, përfshirë Shëtitoren Kombëtare në Uashington DC ku foli Presidenti Trump, duke minimizuar kërcënimin e koronavirusit i cili ka vrarë afro 130,000 amerikanë.

“Tani ne kemi testuar pothuajse 40 milionë njerëz. Duke e bërë këtë, ne raportojmë rastet, 99 përqind e të cilave janë plotësisht të pa rrezikshme”, tha presidenti Trump.

Presidenti foli gjithashtu për urgjencën e gjetjes së një vaksine.

“Ne po shpalosim aftësitë e shkëlqyera shkencore të vendit tonë dhe ka të ngjarë të kemi një zgjidhje terapie ose vaksinë shumë më parë fundit të vitit”.

Por Administratori i Agjencisë për Ushqimin dhe Barnat, Stephen Hahn, e distancoi agjencinë e tij nga ky zotim.

“Nuk mund të parashikoj se kur do të jetë në dispozicion një vaksinë. // Po, po shohim një shpejtësi të paparë për zhvillimin e një vaksine”.

Hahn gjithashtu theksoi masat që mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit përpara se të vihet në dispozicion një vaksinë.

“Kjo është një epidemi shumë e shpejtë në lëvizje, një pandemi. Çdo vdekje, çdo rast është tragjik, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar këtë. Ajo që do t’i thosha popullit amerikan është të ndiqni udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, të ndiqni protokollet e qeverive lokale dhe shtetërore. Vini një maskë nëse nuk mund të distancoheni ose nëse procedura është ta mbani atë në çdo kohë. Mbani distancë. Lani duart. Dhe mbroni të tjerët. Kështu do të dalim nga kjo pandemi”, tha Stephen Hahn.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rreth 2.8 milionë raste të COVID-19, dhe aktualisht është vendi me numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në botë. /VoA