Vetëvendosje i pret votuesit në kufi

Disa kandidatë të VV-së për deputetë, së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit që vjen nga kjo parti, Mytaher Haskuka i kanë dalur në ‘pritë’ mërgitmarëve që kanë ardhur në Kosovë për të votuar për zgjedhjet e 6 tetorit.

Këtë Haskuka e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku edhe ka publikuar disa foto.

Mërgimtarët tanë pas një udhëtimi 50 orësh nga qytete të ndryshme kudo në botë, mbërritën sot në Kosovë, atdheun e tyre. Ata nuk ishin të lodhur, madje treguan se do të marrin pjesë në tubimin e sotëm të madh në Prishtinë, si dhe të dielën në ditën e zgjedhjeve. Ata erdhën, sepse #erdhidita e ndryshimit!”, ka shkruar Haskuka.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen këtë të diel. Deri tek zgjedhjet erdhi pas dorëheqjes së kryeminstrit në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale dhe nga shpërbërja e Kuvendit.