Zyrtarë të Ujësjellësit vizitojnë Badovcin, i bëjnë thirrje Ministrisë dhe Komunës ta mbrojnë liqenin

Gjatë ditës së sotme, Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit ‘Prishtina’ bashkë me kryeshefin Ilir Abdullahu dhe sekretarin Salih Gjonbalaj kanë vizituar liqenin e Badovcit.

Gjatë kësaj vizite zyrtarët e Ujësjellësit ‘Prishtina’ i bënë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Komunës së Prishtinës që të mbrojnë dhe ruajnë liqenin e Badovcit.

“Ata apeluan edhe te institucionet, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë që, të kenë kujdes në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij resursi ujorë jetik, për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e ‘KRU Prishtina’.

Gjithashtu, zyrtarët u njohën për së afërmi me rënien e nivelit të ujit të liqenit të Badovcit, prej 10 metrave nga kuota maksimale dhe shikuan mundësitë më të mira për menaxhimin e situatës, nëse situate aktuale përcillet më tej me thatësira.

“Ua kujtojmë se liqeni i Badocit është një liqe akumulues sipërfaqësorë nga i cili, furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve në zonën operative, Graçanica, Çagllavica, Hajvalia, Veterniku, Miradia e Epërme, një pjesë e Prishtinës si: Mati 1, Bregu i Diellit, Kolovica, Sofalia, Toukbashqe dhe  Zllatari”, thuhet në njoftimin e ‘KRU Prishtina’.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.