Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë bëjnë testin për COVID-19, dalin negativë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u ka marrë mostra disa zyrtarëve të Ministrisë, të cilët kishin pasur kontakt me zyrtarin tjetër të Ministrisë që më 11 maj kishte dalë pozitivë në COVID-19.

Ministria ka njoftuar se asnjë zyrtar i këtij institucioni nuk ka dalë pozitiv në COVID-19.

“Ministria Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e zyrtarit të Ministrisë, i infektuar me COVID-19 është stabile.

“Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile”, thuhet në komunikatë.

“Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike”, thuhet në mes tjerash në komunikatë.