Zyrtare - Seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë mbahet me 3 shkurt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë vendosur që seanca plenare për votimin e qeverisë së re të mbahet me 3 shkurt 2020 në ora 11:00.

“Mandatari për kryeministër z. Albin Kurti i është drejtuar Kuvendit dhe Kryesisë me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme. Ai e ka kërkuar datën 3 shkurt dhe orën 11 që kjo seancë të mbahet. Mbledhja e Kryesisë vendosur njëjtë, pra që të respektohet data dhe kjo orë. Kështu që ne sapo vendosëm që seanca plenare për krijimin e qeverisë së Kosovës të mbahet me 3 shkurt të orës 11”, tha ai.

Deri më tani, ende nuk është arritur marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, VV-ja ka dalë e para, kurse LDK-ja e dyta.