Zyrtare - Rezultatet preliminare për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut
29.11.2020 - 21:14
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Këto rezultate e nxjerrin fitues kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.96% të votave.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Sipas të dhënave të KQZ-së, në komunën e Mitrovicës së Veriut, kanë votuar 39.14% e qytetarëve.
Në zgjedhjet për Mitrovicën Veriore garuan katër kandidatët, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur, Milan Radojeviq nga Lista Serbe dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.