Komuna e Prizrenit | Foto: KALLXO.com

Zyrtare: Për çfarë po dyshohen zyrtarët e arrestuar në Prizren

Dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit janë arrestuar sot.

Shefi i zyrës ligjore, Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi që ka qenë i angazhuar si përfaqësues ligjor i komunës, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KALLXO.com ka tentuar  të kontaktojë  me Kryetarin e Komunës Mytaher Haskuka për të marrë një qëndrim të tij por i njëjti ka qenë i pa qasshëm deri në këto momente.

Burime të KALLXO.com bëjnë me dije se të arrestuarit po dyshohen për këmbimin e një prone komunale me një biznesmen.

Dyshohet se nga këmbimi i pronës komunale me pronën e biznesmenit i është shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit.

Për rastin në fjalë mësohet se Prokuroria e Prizrenit i kishte filluar hetimet kohë më parë.