Zyrtare, mësimi nis më 13 shtator

Ministri i Shëndetësisë sot mbajti takim me Asociacion e Komunave të Kosovës ku ka treguar për masat që pritën të ndërmerren së shpejti nga Qeveria e vendit mbi parandalimin e pandemisë COVID-19.

Siç ka njoftuar AKK, Vitia ka informuar kryetarët e komunave se mësimi nuk do të nis më 1 shtator por me 13.

Po ashtu, është konfirmuar se ora policore do të rikthehet nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesi.

Ky është njoftimi i plotë:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS DHE KOMUNAT PATËN TAKIM ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve dhe vlerësimin e masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja dhe kundër shpërndarjes së këtij virusi.

Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ndër të tjera ai theksoi se versioni Delta i Covid-19 është duke u përhapur 4 deri 6 herë më shpejtë dhe më shumë. Në këtë segment mosha e të të infektuarëve mes 10—20 vjeçarëve është duke u rritur. Institucionet tona kanë marrë masa edhe për shtimin e numrit të shtretërve në spitalet tona.

Poashtu, Ministri i Shëndetësisë informoi Kryetarët e Komunave edhe për disa vendime dhe masa shtesë.

– Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.

– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.

– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.

– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.

– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.

– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.

Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19 duke theksuar se jeta e qytetarëve tanë është prioritet për institucionet tona dhe gjitha masat dhe angazhimet shtetërore duhet të shkojnë në këtë drejtim.

Mirëpo në këtë drejtim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohet numri i qendrave të vaksionimit, të shtohet numri i inspektorëve komunalë për respektim e masave anti-covid-19 si dhe rekrutimi i stafit shëndetësorë të decentralizohet tek komunat.

Ministri i Shëndetësisë z.Vitia lidhur me kërkesën për shtimin e Qendrave të Vaksionimit tha se numri i të vaksinuarëve bëhet në proporocion me numrin e vaksinave që shteti ynë ka në dispozicion.