Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shefja për Politikë e BE-së Federica Mogherini dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/European Council

Zyrtare, këtë të diel takimi Thaçi - Vuçiq në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do takohen këtë të diel në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Kjo është bërë ditur në ueb-faqen zyrtare të BE-së, European Union External Action.

Në këtë njoftim thuhet se “Përfaqësuesja e Lartë për Punëve të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federika Mogerini do të mbajë në Bruksel takimin nën kornizën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, këtë të diel më 24 qershor me presidentët Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi”.

Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq do të vijojnë punën e tyre mbi fazën e dialogut gjithëpërfshirës për normalizimin, duke u nisur nga marrëveshjet ekzistuese, informimin mbi arritjet e deritanishme dhe diskutimin e hapave të ardhshme në një fazë më intensive të mëtejshme, bëhet e ditur nga BE.