Agron Mustafa | Foto: Facebook

Zyrtare IPK nuk Heton Nazim Sahitin për Sulmin ndaj Agron Mustafës

Në një njoftim për media Inspektorati Policor i Kosovës ka sqaruar rrjedhën e hetimeve për incidentin e sotëm. Në njoftimin për shtyp IPK sqaron se ndjekja penale ka nisur ndaj polici A.B dhe një qytetari ndërsa në hetime nuk përmendet emri i shefit të krimeve ekonomike Nazim Sahiti.

“Nga Prokurori kompetent rasti është cilësuar si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe deri tani dy persona janë cilësuar si persona të dyshuar (njëri nga ta zyrtar policor  A.B. dhe tjetri qytetar)”thuhet në njoftimin e IPK-së.

I njëjti sqaron se me  vendim të prokurorit kompetent rasti vazhdon në procedurë të rregullt përderisa do të vazhdohet me ndërmarrjen edhe të veprimeve tjera hetimore në konsultim me prokurorin nga hetuesit e IPK-së deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Në konferencë për media drejtori i telekomit Agron Mustafa ka përmendur edhe emrin e Nazim Sahiti si person që së bashku me Avni Berisha ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Në deklarime për media Nazim Sahiti  ka mohuar përfshirjen e tij.

Incidenti i mesditës është duke u hetuar edhe më tutje nga organet e ndjekjes.