Pamje nga një mbledhje e qeverisë - Foto: ZKM

Zyrtare: 300 euro në muaj për familjet e policëve të rënë

Pas vdekjes tragjike të një polici në Prizren, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë tua ndajë një shumë prej 300 eurosh çdo muaj krahas 70 për qindëshit të pagës së policëve.

“Si shtesë e pensionit, propozoj që të ndahen mjete financiare shtesë 300 euro. Mjetet financiare do të shtohen si shtesë e pensionit nga 300 euro në bazë mujore. Policët e ramë në detyrë marrin 70% të pagës, mirëpo me këtë vendim ne i respektojmë ata”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit, i cili vdiq mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

Ndërsa për policët e lënduar në këtë operacion, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasani, qeveria ka ndarë nga 10 mijë euro.

Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Zhur