Zyra Kombetare e Auditimit

Zyra Kombëtare e Auditimit në mesin e 17 auditorëve më pavarësi të lartë në botë

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës është renditur në mesin e zyreve të auditimit me pavarësi të lartë në botë.

Shumica e treguesve të pavarësisë u përmbushën nga ZKA sipas një raporti të publikuar nga Banka Botërore.

Sipas këtij raporti, në kategorinë B, te zyret e auditimit me pavarësi të lartë, ku bën pjesë Kosova, janë edhe 16 vende të tjera të botës, ndërsa nga shtetet e Ballkanit, përveç Kosovës bën pjesë edhe Kroacia.

Indikatorët treguan se institucioni i Auditorit të Përgjithshëm nga Kosova qëndron më mirë se institucionet homologe nga Shqipëria, Serbia, Bosnje Hercegovina e Mali i Zi, që u renditën në kategorinë C. Në kategorinë C bëjnë pjesë institucionet e auditimit me pabarësi të konsiderueshme.

Raporti ka renditur vetëm dy shtete në kategorinë A, me pavarësi të lartë, nga 118 vende sa janë gjithsej.

Të dy këto shtetet janë nga kontinenti i Afrikës, Afrika e Jugut dhe Seychelles, vend në Afrikën Lindore me 96 mijë banorë.

Ndërsa, raporti evidentoi se 29 vende kishin pavarësi të ulët.