Zyra e Presidentit i reagon PSD-së: Vjosa Osmani lëvizë me veturë të policisë

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate ka reaguar ndaj akuzave të PSD-së që akuzuan ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, për abuzim me vetura të këtij institucioni.

Në komunikatë thuhet që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, obligohet të lëvizë më veturë të Policisë e jo të presidencës.

“U. d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe. As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës. Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD- së, janë të pavërteta dhe tendencioze”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë tutje theksohet se rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.

 

PSD e quan nëndegë të LVV-së Presidencën