
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Zyra e Kryeministrit nuk flet për arsyet e kërkesës për lirim nga detyra të Shefit të AKI-së
Kryeministri Avdullah Hoti sot ka kërkuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashit.
Njoftimi i ZKA-së ka qenë i shkurtër dhe pa informacione shtesë apo arsyetim për këtë kërkesë.
KALLXO.com ka kontaktuar me këshilltaren politike të Hotit, Antigona Baxhaku- Idrizin por e njëjta tha që nuk kanë ndonjë arsyetim.
“Nuk kemi asnjë arsyetim. Njëherë nuk kemi ndonjë arsyetim. Nuk mund të komentoj asgjë ajo është e gjitha që mund të komunikohet, në moment që do të kemi diçka do t’ua përcjellim”, tha Baxhaku- Idrizi për KALLXO.com.
KALLXO.com gjatë ditës raportoi edhe se drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi sot ka pasur takim me Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së por nuk ishte paraqitur pasi që kishte pasur një takim me Kryeministrin, Avdullah Hotin.
Drejtori i AKI-së i tha sot Komisionit Parlamentar se ka takim me kryeministrin Hoti