Zyra e Kryeministrit: Avdullah Hoti nesër merr detyrën si kryeministër

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka bërë të ditur se ceremonia e ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër.

Ceremonia sipas njoftimit, do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me 09:00.

Nuk dihet nëse Hotit do t’i dorëzohet detyra nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kuvendi i Kosovës, sot me 61 vota ka zgjedhur qeverinë e re LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.