I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe dy negociatorët, Skender Hyseni nga Kosova dhe Marko Gjuriq nga Serbia.

Zyra e Hotit tregon çka do të diskutohet nesër me Serbinë në Bruksel

Nesër në Bruksel mbahet takimi i rradhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjeve të pronës midis të dyja vendeve.

Ndërkaq sot është nisur delegacioni i Kosovës për në Bruksel, i kryesuar nga Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni.

“Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Takimi i fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të këtij viti. Në këtë takim u përfol  se u bisedua në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, gjë të cilën e kishte mohuar koordinatori Skender Hyseni.

Përfundon takimi në Bruksel, Hyseni thotë se nuk u diskutua për Asociacionin e komunave serbe