Zyra e BE-së dënon sulmin ndaj Vjosa Osmanit

Për tensionet e krijuara mbrëmë në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi Evropian në Kosovë.

Sipas postimit në Facebook të bërë nga zyra e BE-së në Kosovë thuhet se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike e aq më pak në Kuvend, veçanërisht ndaj një gruaje.

Gjithashtu, është shkruar se Kuvendit të Kosovës i duhet punë konstruktive që të përballet me sfida serioze.

“Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna, e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Dhomën e Njerëzve, veçanërisht kundër një gruaje – Kryetari i Kuvendit”, thuhet në reagim

Dje, deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj  i është vërsulur Kryetare së Kuvendit, Vjosa Osmani, pas një konflikti verbal.

Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit