Flutra Zymi, Qytetarët Aktivë
Zymi: Rekomandojmë që Ministria e Mjedisit të mos jetë më asnjëherë bashkë me ministri të tjera
Në emisionin “Kallxo Përnime” është duke u transmetuar debati për mbrojtjen e ambientit në vend.
Flutra Zymi nga organizata ‘Qytetarët Aktivë’ i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që Ministria e Mjedisit të jetë veç si ministri dhe jo bashkë me ndonjë tjetër.
Zymi e quajti absurde bashkimin e Ministrisë së Mjedisit me atë të Infrastrukturës duke thënë se ambienti ka probleme shumë të mëdha të cilat duan vëmendjen e një ministri.
“Së pari si rekomandim që asnjëherë më Ministria e Mjedisit të mos jetë bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës apo Ekonomisë. Gjithmonë mjedisi është kapur me diçka që nuk lidhet. Është absurde me pasë të njëjtin ministër të Mjedisit dhe të njëjtin të Infrastrukturës. Deri më tash nuk kemi pa që kemi ministër të mjedisit vetëm të infrastrukturës. Qeveria e ka fokusin te infrastruktura. Aq shumë ka probleme Ministria e Mjedisit, të hatashme, që është e pamundur të merret me to edhe nëse vetë ministri dëshiron, për shkak të kohës”- tha Zymi.