Zymi: Komunat në Kosovë janë në kaos nga keqplanifikimi

Flutura Zymi udhëheqëse e organizatës, ‘Qytetarët aktiv’ ishte e ftuar në debatin për planifikim urban të Prizrenit në #KallxoPernime.

Zymi tha se komunat në Kosovë janë në kaos si shkak i keq planifikimit urban.

“Çdo komunë në Kosovë është në kaos. Ne të gjithë kemi një jetë të vrazhdë si t’i çelim sytë për shkak të mungesës së ligjit ose të keqplanifikimit”, tha ajo.

Zymi tutje, ka thënë se qytetarët duhet të vetëdijesohen se iu garantohet me Ligj, pjesëmarrja në planifikimet e Planeve Zhvillimore e Hartave Zonale të komunave në Kosovë.

Gjatë debatit në KallxoPernime për të diskutuar për planin hapësinor të komunës së Prizrenit, ajo tha se ekziston Udhëzimi Administrativ që përcakton fushatën e informimit.

“Ne e kemi Udhëzimin Administrativ me 8 fleta për parimet dhe përfshirjen e qytetarëve në hartimin, debate, shqyrtime dhe në vendimmarrje. Pra e kemi komplet një Udhëzim. Një prej neneve thuhet se duhet me pas fushatë informimi”, ka thënë Zymi.