Zvogëlohet numri i karabinierëve mbi urën e Ibrit
Katër automjete ushtarake të trupave paqeruajtëse në Kosovë janë parë mëngjesin e sotëm (02.09.2024) mbi urën kryesore që e ndanë Mitrovicën në ju dhe veri.
Krahasuar me ditët paraprake numri i karabinierëve është zvogëluar.
Në lidhje me trajnimin i cili është mbajtur nga KFOR-i më 31.08.2024 dhe 01.09.2024, ushtarët në terren kanë thënë për KALLXO.com se ky trajnim ka mundësi të vazhdoi edhe sot.
Ndërkohë, sot u mbajtë një protestë nga disa qytetarë serbë të cilët kërkuan të kthehen në punë në objektin paralel të komunës i cili u mbyll të premten.
Protestojnë ish-punëtorët e komunës paralele në Mitrovicën e Veriut, kërkojnë të kthehen në punë
KFOR-i në një përgjigje për KALLXO.com më 31.08.2024 ka njoftuar se nga kjo datë mjetet shtesë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it (NJMS) janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.
Sipas KFOR-it, kjo ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”.
“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër/Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës” – thuhet në përgjigjen e KFOR-it.