Zvicra miraton vaksinën kundër COVID-19

Autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës nga Pfizer/ BioNTech për COVID-19, miratimi i parë në botë për përdorim të zakonshëm dhe jo emergjent.

Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik tha se vaksinat do të shpërndahen falas dhe do të fillojnë në disa ditë për grupet në nevojë dhe më 4 janar do të zgjerohen.

Vaksina është aprovuar tashmë për përdorim emergjent në Britani, Kanada dhe ShBA, transmeton rtv21.tv.

Njoftimi erdhi një ditë pasi autoritetet federale zvicerane thanë që restorantet dhe baret duhet të mbyllen për një muaj nga e marta për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit, por tha që zonat e skive mund të qëndrojnë të hapura.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 4,478 infeksione të reja COVID-19 dhe 120 vdekje u regjistruan të premten, duke sjellë numrin total të vdekjeve në mbi 6,000.

Ka pasur më shumë se 400,000 infeksione që nga fillimi i pandemisë në vendin e rreth 8.6 milionë njerëzve./21Media