Foto: Ilustrim

Zvicra do të miratojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Shteti neutral –  Zvicra, do të miratojë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Sipas BBC-së, sanksionet përfshijnë: Pesë oligarkëve tashmë u është ndaluar hyrja në Zvicër, llogaritë bankare të të gjithë 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen me efekt të menjëhershëm.

Bankat zvicerane besohet se mbajnë miliarda dollarë fonde ruse.

Po ashtu, hapësira ajrore e Zvicrës është e mbyllur për avionët rusë, ndërsa linjat ajrore zvicerane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Rusisë.

Sot, presidenti zviceran, Ignazio Cassis e bëri të qartë se sulmi ndaj Ukrainës ishte një sulm i papranueshëm ndaj lirisë dhe demokracisë.

Ky është një hap i madh për Zvicrën, e cila shpesh ka qëndruar neturale.

Sot është dita e pestë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./BBC

Përgatiti: Arbisa Shefkiu