Zvicra dëbon imamin kosovar që dhunoi gruan e tij

Një imam kosovar duhet të largohet nga Zvicra pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.

Imamit nuk iu vazhdua leja e qëndrimit nga Kantoni i Shën Gallen, pasi kishte pikëpamje në kundërshtim me ligjin zviceran.

Blick.ch raporton se burri ushtroi dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij, e cila më pas u zhvendos në strehimoren e grave në Zvicër, përcjell rtv21.tv.

Çifti kishte shkuar në Zvicër katër vjet më parë. Nga lidhja e tyre ata kishin një fëmijë së bashku, ndërsa viktima kishte edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e parë.

Gruaja në deklaratën e saj ka treguar se si nuk ka guxuar të dal nga banesa pa pëlqimin e burrit, për shkak të paraqitjes së tij si imam.

Ajo poashtu ka treguar për dhunën fizike, mendore dhe seksuale kundër saj./21Media