Zveçani pritet të bëhet me Zyrë të Inspektoratit të Punës

Zyra e Inspektoratit të Punës pritet të hapet në Komunën e Zveçanit më 06.08.2024.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

“Po pritet me u arritë marrëvshje dhe besoj nga sot hapet. Roli që do ta kryejë kjo zyrë është shumë i vlefshëm në Komunën e Zveçanit në veri, po hapet për herë të parë këtu”- ka thënë Peci.

Kryetari potencon se deri më tani nuk ka asnjë inspektor të angazhuar në këtë komunë, mirëpo sipas tij pritet të angazhohen tre inspektorë.

Se pse nuk është finalizuar deri tani hapja e kësaj zyre, Peci arsyetohet se nuk ka pasur përkrahjen e qeverisë e gjithashtu ka pasur faktorë të tjerë që e kanë penguar.

“Se kemi pasë shumë obligime qysh e dijmë të gjithë, qysh e dijmë të gjithë procedurat të cilat kanë qenë në veri dhe deri më sot nuk i ka ardhë koha dhe nuk kanë qenë të gatshëm as nga qeveria me na përkrahë në këtë drejtim. Kundër kësaj kemi bo me dhjetë herë kërkesë mirëpo nuk u realizu ajo dhe kemi pritë”- përfundoi Peci.