Zveçan - Shembje dheu ne Trepçë, vdes një punëtor

Një punëtor i Trepçës ne Zveçan ka vdekur sot aksidentalisht pas shembjes në një galeri të minierës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

I vdekur është një burrë i lindur më 1968 dhe ka qenë shtetas i Serbisë që ishte i kontraktuar për një kompani të jashtme për të punuar në Trepçë.

“Po ne jemi ende në minierën e Trepçës në veri, para pak çasteve është nxjerr trupi dhe është dërguar për obduksion, gjithashtu në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet tjera policore dhe është nxjerrë trupi nga pjesa ku është shembur miniera”, tha Gerguri për KALLXO.com