Zveçan, një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar së një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan.

Sipas Policisë dje rreth orës 11:45, dy persona kanë informuar se e kanë gjetur viktimën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.