Ilustrim

Zveçan, konfiskohet vetura pas dyshimit për falsifikim të targave

Një person dyshohet se ka falsifikuar targat e veturës në Zveçan.

Sipas policisë, vetura është ndalur gjatë një kontrolle të njësitit policor dhe pas ndaljes është vërejtur se vetura ka targa të falsifikuara.

Vetura është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor me vendim të prokurorit.

Policia nuk ka njoftuar nëse ka arrestuar drejtuesin e veturës.