Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Zveçan, kapen armë në shtëpinë e një të dyshuari

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një të dyshuar në Zveçan.

Kjo pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit ‘Karabinë’ dhe 29 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Siç njofton Policia, rasti tash është në procedurë të rregullt.