Zveçan, i fshihen xhirimet televizionit nga Shqipëria, A2 CNN

Sot gjatë ditë janë sulmuar disa media që po raportojnë nga veriu i vendit.

Fillimisht, veturat e KALLXO.com dhe RTV Dukagjini u dëmtuan. Më vonë u sulmua ekipi i portalit “Periskopi” dhe u dëmtua vetura e “Top-Channel”.

Gjithashtu, vetura e televizionit kosovar Tëvë 1 u djeg nga persona të panjohur.

E, së fundmi edhe xhirimet e televizionit nga Shqipëria, A2 CNN u fshinë me detyrim nga persona të dyshuar.

Gazetari i televizionit konfirmoi për KALLXO.com se disa persona i detyruan që t’i fshijnë nga pajisjet xhirimet që ishin bërë në zonat e veriut të Kosovës.

“10 deri në 12 persona na kanë rrethuar dhe na kanë detyruar që t’i fshijmë pamjet që kemi xhiruar. Njëri nga personat fliste edhe shqip” – tha Jul Kasapi nga A2 CNN.

Protestues me maska në Leposaviq