Zvarritja e tenderit për ndërtimin e ambulancës në Dragash

Banorët e fshatit Krushevë të Komunës së Dragashit ende duhet të presin deri në ndërtimin e ambulancës në fshatin e tyre. Përpara se ata të arrijnë të marrin shërbimet mjekësore pa pasur nevojë të zbresin në qytet apo gjetiu, atyre u duhet të presin deri në përfundimin procedurave të prokurimit për ndërtimin e ambulancës.

Procedurat e prokurimit janë duke u zvarritur pasi tenderi është kthyer disa herë në rivlerësim nga ana e Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Në vendimin e datës 1 mars,  OSHP-ja ka konstatuar se Komuna e Dragashit ka bërë shkelje ligjore duke e miratuar pjesërisht ankesën e kompanisë “Puna” ShPK.  OShP-ja ka kërkuar nga Komuna që  t’i respektoj dispozitat ligjore, të kërkoj sqarim nga Operatorët Ekonomik në rast paqartësie dhe t’i vlerësoj tenderët siç kërkohet me dosje të tenderit dhe sipas depozitave të ligjit të LPP-së.

“Aprovohet pjesërisht e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Puna” Sh.P.K-Prizren, kundër njoftimit për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i objektit të  Qendrës së Mjekësisë familjare në fshatin Krushevë-(projekt dy vjeçar), të iniciuar nga komuna e Dragashit”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, Paneli Shqyrtues sqaron se autoriteti kontraktues duhet të kërkoj sqarime shtesë konform nenit 59.2 dhe 72 të LPP-së në rast se ka paqartësi si dhe ta bëjë ekzaminimin dhe vlerësimin e tenderëve në harmoni me kërkesat e dosjes së tenderit dhe nenin 59 të LPP-së.

Rivlerësimi i tenderëve është bërë nga Komuna e Dragashit, por kontesti nuk ka përfunduar. Komuna e Dragashit, në vendimin e datës 30 mars 2021 e ka rekomanduar për kontratë kompaninë 177 mijë euro ndërsa kompania “Puna Sh.P.K” është eliminuar serish nga gara.

Kjo e fundit serish ka paraqitur ankesë tek komuna e Dragashit, si shkallë e parë e ankiminimit bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik. Komuna e Dragashit e ka refuzuar ankesën e kompanisë “Puna Sh.P.K”. Kjo është ankesa e katërt që bëhet nga kompania “Puna Sh.P.K” për këtë aktivitet të prokurimit.