Zv.ministrja kanadeze tregon pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Trajnimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak

Në emisionin, “Kallxo Përnime” është duke u transmetuar intervista me zëvendësministren e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Anita Vandenbeld.

Mes tjerash Anita Vandenbeld u pyet se pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Trajnimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak, ndonëse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe Serbia, është pjesë e tij.

Sipas saj, Kosova nuk është pjesë e këtij programi pasi që FSK nuk është teknikisht ushtri por rrugës drejt saj.

“Siç e përmenda më parë, është një program që është i destinuar për ushtarakët dhe për shkak se teknikisht nuk është një ushtri por që Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugën e saj për t’u bërë një ushtri, por megjithatë ka mënyra të tjera dhe e di që ka pasi që kam folur me homologun tim, Sekretarin Parlamentar të Mbrojtjes, pak para se të vija këtu dhe ka një gatishmëri shumë të fortë për të gjetur një mënyrë për të bërë atë lloj trajnimi apo bashkëpunimi, pavarësisht se një gjë e tillë nuk do të përmbushte standardet burokratike. Ka mënyra të tjera për t’u përpjekur ta bëni këtë dhe ka një gatishmëri të jashtëzakonshme për ta bërë këtë”- tha ajo

Zëvendësministrjakanadeze tha se ardhja e saj në Kosovë është një mesazh shumë i fortë i Qeverisë kanadeze.

“Mendoj se ardhja e një anëtari ekzekutiv të Qeverisë kanadeze këtu në Kosovë është një mesazh shumë i fortë. Unë mendoj se kur bëhet fjalë për vendet e tjera, Kanadaja në fakt ka inkurajuar vendet e tjera që të njohin Kosovën, që të përdorim marrëdhëniet tona dhe të përdorim marrëdhëniet tona në mbarë botën me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në përpjekje për tii inkurajuar ata që ta njohin Kosovën”- theksoi ajo.