Zv.ministrja kanadeze: Kosovarët në Kanada janë bërë liderë në biznes, art, sport e politikë

Zëvendësministrja për Zhvillim Ndërkombëtar e Kanadasë, Anita Vandenbeld, është e ftuar në emisionin “Kallxo Përnime”.

Anita Vandenbeld, e cila është edhe kryetare e Shoqatës së Miqësisë së Kanadasë me Kosovën, duke folur për komunitetin kosovar në Kanada tha se ata po bëjnë shumë.

Ajo theksoi se qytetarët nga Kosova janë bërë liderë ne biznes, art, sport e politikë në Kanada duke treguar se kanë botuar një libër që shfaqte të gjitha sukseset dhe kontributet e njerëzve të ardhur nga Kosova në Kanada.

“Këta persona janë liderë në biznes, ata janë liderë në art, në sport, në politikë. Ata po kontribuojnë kaq shumë në Kanada. Dhe në atë kohë ne prisnim refugjatët sirianë dhe ishte paksa e ndjeshme politikisht dhe duke treguar se sa shumë në fillim, po, refugjatët kishin nevojë për shumë ndihmë, por pas 20 vitesh, kontributet në çdo fushë që kishin bërë kosovarët për shoqërinë kanadeze, ne kemi dashur të tregojmë se, të themi kur sjellim persona të rinj në shoqëri, kjo është diçka që na sjell dobi neve si kanadezë… “- tha mes tjerash Anita Vandenbeld.