Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Zv.ministri Kelmendi reagon ndaj akuzave të PDK-së rreth mbështetjes së prindërve për blerjen e teksteve shkollore
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka reaguar ndaj akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Ardian Kastrati, drejtuar ministres së Arsimit lidhur me subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore.
Zëvendësministri Kelmendi ka thënë se deputetët e PDK-së shtrembërojnë faktet dhe janë kundër që buxheti të shkojë te prindërit dhe nxënësit.
“Dje dhe sot, PDK ka reaguar për furnizimin me tekste shkollore. Kryesisht ishin të shqetësuar se nuk janë bërë tendera milionësh për blerjen e teksteve me shtëpitë botuese. Deputetët Ardian Kastrati e Bekim Kamishi në emër të PDK-së janë kundër që buxheti të shkojë te prindërit dhe nxënësit. Ata ndanë brengen se po subvencionojmë drejtpërdrejt prindërit jo vetëm për tekste por edhe për materialet e tjera shkollore”- ka thënë Kelmendi në Facebook.
Ai ka thënë se për 24 orë janë proceduar me sukses 60,244 aplikime.
“Çka të bie në sy me të parën në reagimet e tyre është shtrembërimi i fakteve por edhe një dozë jo e vogël e mungesës së njohurive. Ata nuk tregojnë pse. Mbase, ngase nuk e thonë dot publikisht motivin e vërtetë të këtij reagimi që e bëjnë. Krejt ndryshe është reagimi i qytetarëve. Për 24 orë janë proceduar me sukses 60,244 aplikime. Aplikim i lehtë dhe i shpejtë”- të ditur Kelmendi.