Albulena Balaj- Halimaj, Deputete. Foto: Kallxo.com

Zv/kryeministrja u bën thirrje grave që të shfrytëzojnë të drejtën e trashëgimisë në pronë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Albulena Balaj- Halimi, ka marr pjesë në debatin parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

Balaj- Halimi u ka bërë thirrje grave që të shfrytëzojnë të drejtën e trashëgimisë në pronë.

“U bëjë thirrje gjitha grave ta shfrytëzojnë të drejtën e trashëgimisë në pronë e cila iu takon me ligj. E drejta në pronë është një e drejtë themelore që garantohet me kushtetutë dhe ligjet në fuqi”, tha ajo.

Balaj- Halimi tha se shkaqet e fenomenit të dhunës janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga problemet ekonomike, sociale që mund t’i ketë një familje e që në vendin tonë sipas saj që të dyja janë prezente.

“Sot dhuna në familje në vendin tonë e ka trendin në rritje. Kjo dhunë që ushtrohet në përqindje shumë të madhe te gratë, nuk mbetet vetëm në nivelin e dhunimit fizik apo psikik të tyre, por që shkon deri në nivel sa që si rezultat i dhunës pësojnë fatalitet dhe humbje të jetës”, tha ajo.

Balaj- Halimi tha se nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodh në asnjë vend të botës e aq më pak në vendin tonë.

Ajo tha se dhuna në familje dhe pabarazia gjinore janë njollë e zezë në vendin tonë që konstatohet edhe në raportet e ndryshme.

Pabarazia ka qenë dhe është e theksuar fatkeqësisht të atakuara janë gratë.