Zv/kryeministrja: Nisma e ka vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj ka dekalruar, se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë është vendosur nga partia e saj, në kohën e ministrit të Tregtisë, Endrit Shala.

“Zonja Nagavci dhe shumë deputetë të Vetëvendosjes po e përmendin reciprocitetin dhe po e përmendin vendimin që asnjë produkt nuk mund të hyjë në Kosovë nëse nuk i referohet Kosovës me Republika e Kosovës. Këtë vendim e ka marr z. Shala [Endrit Shala] kur ka qenë ministër. Pra këtë vendim e ka marrë Nisma”, tha ajo.

“Ju e keni marr një vendim mbi një vendim që ka ekzistuar në kohën e z. Endrit Shala”, shtoi ajo duke iu drejtuar deputetëve të LVV-së.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Balaj-Halimaj tha se qeveria nuk e ka injoruar opozitën.

“Partitë opozitare po sillen sikur është injoruar nga qeveria,e në fakt nuk është injoruar. Qeveria i ka bërë ftesë opozitës që të jetë pjesë e dialogut”, theksoi ai.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë për interpelancën e thirrur lidhur me heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti.