Zv/kryeministri Enver Hoxhaj raporton para komisionit parlamentar

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot (e mërkurë), do të mbajë mbledhje.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të kenë takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun u Kuvendit të Kosovës, nuk ka njoftuar se për cilat tema Hoxhaj do të flas në komision.